Drejtuesit e Parlamentit Studentor vizituan Prekazin dhe Boletinin
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, drejtuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, kanë vizituar Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz si dhe kullat e heroit kombëtar, Isa Boletini, në Boletin. Kryetari i Parlamentit Studentor, Shahin Gashi, ka uruar studentët dhe të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.