Drew Engel, prokurori i EULEX-it mbajti ligjëratën e dytë para studentëve të Fakultetit Juridik
Në ambijentet e Fakultetit Juridik, është mbajtur ligjerata nga prokurori i EULEX-it, z. Drew Engel me temë: “Paraqitja e argumenteve përmbyllëse.
Pyetjet e tilla si: Cilat janë udhëzimet themelore që duhet pasur parasysh kur paraqiten argumentet përmbyllëse? Cila është formula e duhur për të krijuar argumente të mira pëmbyllëse? Cfarë duhet dhe cfarë nuk duhet përfshirë në argumentet përmbyllëse?, kanë qënë pjesa kryesore e ligjeratës dhe debatit me studentët, të cilët kanë qenë shumë aktiv me pyetje dhe komente.
Gjithashtu, ligjerata e sotme e z. Engel ishtë një mundësi shumë e mirë për studentët që të mësojnë nga profesionist me përvojë dhe për të diskutuar për problemet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë,
Ligjerata ishte pjesë Klinikës Juridike Penale, projekt i NCSC dhe Fakultetit Juridik që synon të sjellë çdo javë para studentëve profesionist me përvojë nga lëmi i drejtësisë.