Kon

Edicioni i VII i “Konferencës Shkencore IMGC 2025” do të mbahet më 16 dhe 17 tetor 2025

Këshilli Organizativ mori vendim në mbledhjen e mbajtur të enjten që  “Konferenca Shkencore IMGC 2025”,  të mbahet më 16 dhe 17 tetor 2025. Gjithashtu u vendos që gjatë javës së ardhshme të publikohet edhe uebfaqja zyrtare e Konferencës, e cila do të përmbajë informacionet e nevojshme.

Në mbledhjen e udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Organizativ, prof.asoc.dr. Kemajl Zeqiri, ishte e pranishme edhe rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva, e cila shprehu mbështetjen e saj në emër të menaxhmentit për organizimin e kësaj konference. I pranishëm në mbledhje ishte edhe dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, prof.asoc.dr. Festim Kutllovci si dhe përfaqësuesit e institucioneve partnere: Dr.sc. Habib Basholli, kryesues i Bordit të KPMM dhe Skender Sallahi, drejtor i Departamentit të Minierave në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.

Në mbledhje u ndanë edhe detyrat dhe përgjegjësitë sa i përket çështjeve organizative. Fusha e çështjeve shkencore dhe Key-Speakers do të menaxhohen nga anëtarët e UIBM, bashkëpunimi me industrinë do te menaxhohet nga KPMM,  ndërsa çështjet që ndërlidhen me politikat dhe legjislacionin minerar-industrial do te menaxhohen nga përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë.