Edmond Pllana, student i nivelit master në Fakultetin e Gjeoshkencave, programi Hidrogjeologji me Gjeologji Inxhinierike, gjatë muajit korrik mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga International Association of Volcanology and Chemistry of the Earth’s Interior (IAVCEI), Commission on the Chemistry of Volcanic Gases (CCVG) dhe Commission on Volcanic Lakes (CVL), në Rumani.

Pjesëmarrja në këtë punëtori ishte një mundësi shumë e mirë për të marrë përvojë në mostrimin gjeokimik të flukseve të gazeve në mjedise të ndryshme gjeologjike (vullkanike, gjeotermale dhe sedimentare). Në këtë ngjarje morën pjesë shkencëtarë dhe profesorë të ndryshëm nga Italia, Spanja, Portugalia, Gjermania, Meksika, Argjentina, Rumania, Hungaria dhe Maqedonia e Veriut – që u përfaqësua nga studenti PhD nga Kosova në Universitetin e Shkupit, Argjend Hajra.
Qëllimi i këtij studimi ishte jo vetëm monitorimi i aktiviteteve sizmike dhe vullkanike, por edhe vlerësimi i rrezikut për shëndetin publik si dhe vlerësimi i ndikimit të emetimeve të gazeve serë në ngrohjen globale.