Ekipi i UIBM për projektin QA-SURE, organizoi takimin koordinues të radhës [30 Prill, 2024]
Ekipi i projektit QA\SURE i UIBM, mbajti takimin e radhës koordinues të thirrur nga koordinatorja e projektit për UIBM, prof. Merita Shala. Takimi u fokusua në diskutimin e aktiviteteve të zhvilluara deri tani si dhe planifikimin për aktivitetet e ardhshme. Diskutimi për Plani i Veprimit dhe Qëndrueshmërisë për UIBM si dhe plotësimi i tij me planin financiar që siguron jo vetëm zhvillimin e aktiviteteve të parashikuara, por edhe cilësinë e zbatimit të tyre dhe synon qëndrueshmërinë, së bashku me diskutimin për Benchmark të cilësisë bazuar në ESG 2015, ishin ndër pikat kryesore të rendit të ditës. U diskutuan edhe aktivitetet qw pritet tw zhvillohen nw muat nw vazhdim, si realizimi i një vizite studimore në Slloveni me qëllim të shkëmbimit të përvojave të mira, organizimi i trajnimeve për stafin administrativ për zhvillimin e kapaciteteve në sigurimin e cilësisë në UIBM, si dhe finalizimi i planit të cilësisë për projektin.
Projekti QA\SURE synon të përmirësojë praktikat e sigurimit të cilësisë brenda sektorit akademik, duke bashkuar shumë universitete nga vende të ndryshme për të bashkëpunuar dhe ndarë njohuritë dhe ekspertizën e tyre mbi këtë temë.