Ekipi moniturues nga HERAS+ vlerëson lartë progresin në projektin e UIBM-së ‘Equality through education – raising awareness of the rights of persons with disabilities’
Sot është mbajtur takimi mes ekipit implementues të projektit ‘Equality through education – raising awareness of the rights of persons with disabilities’, projekt i realizuar nga UIBM dhe mbeshtetur nga HERAS+, me ekipin moniturues të HERAS+ në përbërje nga znj. Louise Spel, z.Nehat Dervishi dhe znj.Jeta Rexha dhe ekipit implementues të projektit.
Ekipi nga HERAS+ në takimin e vlerësimit të progresit të projektit është takuar me anëtarët e ekpit implementues të tij në përbërje: Prof.ass.dr. Zahir Çerkini – koordinator i projektit, Prof.ass.dr. Filloreta Demiri – asistent koordinatore e projektit, Prof.asoc.dr. Ajtene Avdullahi anëtare në projekt dhe znj. Hiljmnijeta Apuk – si Drejtoresh – si Drejtoreshë e organizatës partnere në projekt. Ekipi nga UIBM ka njoftuar zyrtarët nga HERAS+ me ecurinë e deri tanishme të projektit, si dhe me hapat tutje nëpër të cilat do të kalohet.
Nga ana e HERAS+ është cmuar lartë gatishmëria e UIBM-së për të kontribuar në komunitet përmes këtij projekti dhe projekteve të ngjashme. Sipas tyre, deri më tani progresi i arritur në projekt është i dukshëm dhe se me përfundimin e këtij projekti palët që do të përfitojnë tejklalojnë përmasat e universitetit.
Projekti ‘Equality through education – raising awareness of the rights of persons with disabilities’ do të vazhdoj sipas dinamikës së aktiviteteve të planifikuara deri në përfundimin e tij.