Ftu Faculty

Eksperienca nga mobiliteti studentor Erasmus+

Ardita Voca, studente e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në UIBM, është rikthyer nga mobiliteti ku qënroi për një semestër në Universitetin Uşak, Turqi, përmes Erasmus+. Gjatë mobilitetit, ajo përfitoi nga një mjedis akademik ndërkombëtar, laboratorë modernë dhe aktivitete kulturore.

Përveç studimeve, ajo krijoi miqësi me studentë nga vende të ndryshme dhe eksploroi kulturën turke. Kjo përvojë i ka ndihmuar në zhvillimin akademik dhe personal.

Pas kthimit, Ardita inkurajon studentët e tjerë të aplikojnë për Erasmus+, duke theksuar përfitimet e shumta që ofron ky program. UIBM vazhdon të mbështesë studentët në përvojat ndërkombëtare që i ndihmojnë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.