Fotoja

Ekspertë holandez ligjëruan për përmirësimin e performancës mjedisore nga përpunuesit e qumështit

Në kuadër të projektit “Ecodairy”, Projekti “Ecodairy Kosovo”, më 12.02.2018, ekspertë, përkatësisht profesorë nga Universitetit i Shkencave të Aplikuara “Van Hall Larenstein” nga Holanda kanë mbajtur ligjërata për studentë të UMIB-it përakatësisht të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, UBT-së, programimi i studimeve Teknologji Ushqimore dhe UP-së, Fakulteti i Bujqësisë, programi i studimeve Teknologji Ushqimore.

Ligjëratat kanë qenë të fokusuara në përmirësimin e performancës mjedisore të përpunuesve të qumështit kosovar duke prezantuar prodhimin e efektshëm dhe të pastër të resurseve, duke ofruar njohuri, shembuj praktik dhe mbështetje për këtë sektor.

Ligjërues ishin: Sjaak van Burgsteden (profesor në vH / L), Koos de Vries (profesor në vH / L) dhe Reinier Zaal (ekspert i lartë në inxhinierinë e ushqimit).