Ekspertët e akreditimit qëndruan në Fakultetin e Gjeoshkencave
Në kuadër të procesit të riakreditimit të njësive akademike në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), të martën ekspertët e jashtëm kanë zhvilluar takime me drejtuesit e Fakultetit të Gjeoshkencave. Ekspertët janë interesuar për përmbushjen e kritereve nga ky fakultet dhe për sfidat e mundshme.
Përndryshe këto janë vizita në vazhdimësi të ekspertëve të jashtëm që janë duke u realizuar në njësitë e UMIB-it në kuadër të procesit të riakreditimit. Vlerësohet se në përgjithësi janë bërë përgatitje të mira dhe procesi po shkon mirë.