1ftu

Eksperti, Gerhard Mettler, mbajti ligjëratë me temë: “Produktet e Fermentuara në Konditori”

Eksperti i njohur ndërkombëtar në industrinë e pastiçerisë dhe produkteve të fermentuara,  Gerhard Mettler, mbajti një ligjëratë me temën: “Produktet e Fermentuara në Konditori” për studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore.  Studentët për së afërmi u njoftuan me procesin teknologjik të prodhimit të disa produkteve konditore, rolin e lëndëve të para që përdoren për prodhimin e këtyre produkteve si dhe rëndësinë që ka bashkëdyzimi i këtyre lëndëve për të fituar produkte sa më cilësore dhe me shije të veçantë për konsumatorin.