Ekspozita

Ekspozitë e studentëve të Fakultetit të Edukimit

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit në Fakultetin e Edukimit u hap të enjten një ekspozitë me punime të studentëve të këtij fakulteti. Ekspozita është përgatitur dhe hapur nën përkujdesjen e profesoreshës së artit, Saranda Kika.

Në hapje të ekspozitës ishte edhe rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Alush Musaj, dekani i Fakultetit të Edukimit, prof.asoc.dr. Besim Gollopeni, prorektorë, dekanë, mësimdhënës, studentë etj. Rektori Musaj dhe dekani Gollopeni kanë uruar studentët për organizimin e kësaj ekspozite.

Kryetarja e Këshillit të Studentëve në Fakultetin e Edukimit, Gresa Tahiri, tha se kjo ekspozitë ka qenë një mundësi shumë e mirë për studentët që të shfaqin talentin e tyre në këtë fushë. Ndërsa, senatori student, Festim Murati, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në secilin aktivitet të organizuar nga Këshillet Studentore.

Ekspozitën e ka shpallur të hapur profesoresha, Saranda Kika, e cila ka falënderuar studentët për angazhimin e tyre.