Blerta Hajra ka mbaruar studimet e Nivelit Bachelor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Publik të Mitrovicës “Isa Boletini”, Drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet.
Si studente tejet e dalluar dhe e përkushtuar gjatë studimeve arriti të ishte bursiste në Universitetin e Mitrovicës për dy vite radhazi, për rezultate këto të larta mori dhe mirënjohje nga Universiteti.
Përveç studimeve ajo është angazhuar në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë Universitetit, kështu sa ishte studente mori pjesë në shumë gara, kongrese e konferenca të ndryshme nga të cilat u shpërblye poashtu me mirënjohje.
Pas diplomimit ka arritur të punësohet në Institucionin: Raiffeisen Bank, si e angazhuar në projektin “Raiffeisen Plus”.
Duhet vënë në pah se Blerta së fundi ka treguar performancë të lartë në këtë institucion.
Ajo thotë se vullneti dhe pasioni mbi punën duhet ndjekur gjithmonë për të arritur deri tek majat më të larta të suksesit.
Përgjegjësia, puna plotësisht e dedikuar në detaje me korrektësi, aftësi të shkëlqyera komunikimi e bashkëpunimi janë vetëm disa nga tiparet më të vlerësuara të saja duke dëshmuar cilësitë profesionale dhe gatishmëri në përmbushje të detyrave.
Përkushtimi dhe pasioni mbi punën qëndron mbi gjithçka – thotë Blerta.