Dinore Rama – e diplomuar në nivelin Bachelor në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” përkatësisht në Fakultetin e Edukimit; Programi Fillor.
Menjëherë pas diplomimit filloi punën si mësimdhënëse e ciklit klasor në shkollën fillore “Bislim Imeri”.
Për tri vite ishte bursiste e Universitetit të Mitrovicës.
Tani, është duke vazhduar studimet Master në Universitetin e Prishtinës përkatësisht, dega: Shkenca Pedagogjike.
“Jam gjithmonë falenderuese dhe mirënjohëse ndaj stafit akademik të UMIB-it, i cili na i hapi rrugët për të vazhduar tutje”.
“Arti fisnik i mësuesit është të mbjellë kënaqësinë e krijimtarisë dhe të dijes”.
Dinores i urojmë suksese të mëtutjeshme!
![Dinore Rama](https://www.umib.net/wp-content/uploads/2020/06/Dinore-e1592338205948.jpg)