Përfundoi studimet bachelor në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Universitetin e Mitroivicës “Isa Boletini” (UMIB). Gjatë kohës se studimeve, veçohej me sukses të lartë dhe me angazhim të vazhdueshëm, bursiste universitare për dy vite radhazi.
Vitin e kaluar ka fituar bursë të plotë dy vjeçare “Fulbright Scholarship” nga ambasada Amerikane, për të vazhduar studimet master në Amerikë. Pas përfundimit të vitit të parë në master, ketë vit ajo ka nënshkruar kontratë si asistente kërkimore me Universitetin e Nebraskes-Lincoln, ku aktualisht është duke studiuar, në departamentin e Shkencave Ushqimore. Angazhimi i saj drejt avancimit profesional, dita-ditës po vjen duke e marrë formën e duhur. Tashmë është trajnuar dhe çertifikuar nga profesorë të Universitetit të Nebraskes-Lincoln dhe Universitetit Shtetëror të Kansas, për implemetimin e HACCAP-it. Gjithashtu, është çertifikuar për FSPCA – Kontrolli parandalues për ushqimet e njeriut nga IFPTI (International Food Protection Training Institute), IFSH (Institute for Food Safety and Health) dhe AFDO (Association of Food and Drug Officials)
Shpresa ne vitin 2019, fitoi bursën Erasmus në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar me UMIB. Njëherit studioi një semestër të plotë në Holandë, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, Van Hall Larenstein.
Përveç që tregoi sukses të lartë në studimet profesionale, për një kohë të gjatë ishte e angazhuar me punë vullnetare. Gjatë kohës se studimeve ne UMIB, ka qenë nënkryetare e Parlamentit Studentor. Morri pjesë ne trajnime e aktivitetete të ndryshme për të rinjë në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Në vitin 2017 përfaqësoi Kosovën në “Youth Peace Camp”, në Strasbourg të Francës, që organizohet nga Këshilli i Evropës (Council of Europe)
Shpresa pasi t’i përfundojë studimet në Amerikë, planifikon që të vazhdojë punën dhe kontributin e saj në vendlindje.