Diellza Preteni, studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka marrë pjesë në konferencën “Global Conference on the Human Right to Quality Education” që është mbajtur në Vjenë më 21-23 shtator 2021. Kanë qenë tri tema kryesore, të cilat janë trajtuar në këtë konferencë: Arsim cilësor për grupet e cenueshme dhe të pafavorizuara, Tkurrja e hapësirës qytetare dhe liria akademike si dhe edukimi për zhvillim të qëndrueshëm dhe qytetarinë globale.
Për secilën nga këto tema janë mbajtur takime me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës dhe në bashkëpunim me të gjithë është finalizuar drafti i “Vienna Declaration on the Human Right to Quality Education”. Kjo konference është organizuar për nder të 100 – vjetorit të themelimit të “World University Service – Austria (WUS)”.