
Allmir Krasniqi në vitin 2020 ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, Fakulteti Ekonomik – Drejtimi: Banka financa dhe Kontabilitet. Njohuritë që ka marrë dhe aftësitë që ka zhvilluar në UIBM tani po i praktikon në punën e tij. Bazuar në një marrëveshje bashkëpunimi në mes të QZHK-së dhe biznesit të njohur Viprint me lokacion ne Mitrovicë, rekomanduar nga QZHK-ja, Allmiri sot ushtron funksionin e udhëheqësit të shitjes në Viprint. Si rezultat i kësaj, vendimi i tij për të zgjedhur Universitetin “Isa Boletini” për studime ishte më se i qëlluar. Ai shpreh mirënjohje të thellë për punën e palodhshme të profesorëve të Fakultetit Ekonomik në UIBM të cilët e kanë përgaditur mirë për tregun e punës dhe kanë qenë të gatshëm t’a ndihmojnë në çdo kohë. Poashtu, Allmiri është falendërues ndaj Universitetit dhe Qendrës për Zhvillimit të Karrierës që edhe pas përfundimit të studimeve ata kanë pasur gatishmëri për zhvillimin e karrierës së ish-studentëve të tyre dhe bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit, Allmiri sot është pjesë e njërit prej bizneseve më të suksesshme në Mitrovicë. Allmirit i urojmë suksese të mëtutjeshme!
Bleona Smakiqi, i filloi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), më 2014. Gjatë studimeve, në vitin 2017 prezantoi UMIB-in në konferencën ndërkombëtare në “Harvard University”. Më pas Bleona mori pjesë edhe në konferencën “Balkan Youth Forum” e mbajtur në Romë, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, ku ka prezantuar praktikat më të mira për përfshirjen e të rinjëve në vendimmarrje.
Pas diplomimit në UMIB-i në qershor 2018, ajo mbaroj studimet Master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Departamenti Civil dhe Pronësor.
Bleona karrieren e saj e filloj si Zyrtare Ligjore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Aktualisht mban pozitën e Menaxherës së Projekteve në OJQ Social Housing and Property Rights in Kosovo (SHPRK). Gjatë karrierës së saj ka punuar në projekte te financuara nga OSBE, USAID, Regional Cooperation Council, Community Development Fund, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale etj.
Bleona është falënderuese dhe
mirënjohëse ndaj stafit të UIBM-së,veçanërisht stafit akademik të
Fakultetit Juridik, për zhvillimin dhe ngritjen e saj akademike e
profesionale!
Gentiana Berisha – ka përfunduar studimet e nivelit bachelor në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” – Fakulteti i Edukimit, Programi Fillor, në periudhën 2018-2022. Gentiana, po ashtu mendon tashmë të regjistrojë edhe studimet master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Edukimit. Gentiana sapo është punësuar si mësuese e ciklit klasor dhe asaj i urojmë shumë suksese tutje! Ajo shpreh një falënderim të veçantë për profesorët e Fakultetit të Edukimit në UIBM, të cilët i ndihmuan në përgatitjen e saj profesionale dhe ishin aty për ta ndihmuar në çdo kohë!
Diellza Preteni ka qenë studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, gjatë periudhës 2018 –2022.
Diellza përveç si studente bursiste angazhohej edhe me aktivitete vullnetare brenda dhe jashtë Universitetit. Në vitin 2019 u zgjodh Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit. Gjithashtu, në vitin 2021, ajo prezantoi UIBM në Konferencën Globale mbi të Drejtat e Njeriut për Arsim Cilësor, konferencë kjo e mbajtur në Vjenë, Austri.
Gjatë studimeve, Diellza ka qenë pjesë edhe e një punimi shkencor së bashku me profesoreshat e Fakultetit të Edukimit, punim i cili është publikuar.
Në vitin e fundit të studimeve, ajo filloi punën si mentore e fëmijëve në BONEVET. Diellza shpreh mirënjohje të thellë për stafin e Fakultetit të Edukimit në UIBM dhe punën e tyre të palodhshme.
Albiona Kolshi – Studimet i ka përfunduar në nivelin Bachelor në Universitetin e Mitrovices “Isa Boletini” në Fakultetin e Edukimit,Programi Fillor. Albiona studimet i filloi në vitin 2018 dhe
diplomoi në korrik të vitit 2022. Me të përfunduar studimet, në shtator filloi punën si mësimdhënëse në shkollën “Mihal Grameno- Aneksi II” në komunën e Fushë Kosovës. Albiona është falënderuese dhe mirënjohëse ndaj stafit të UMIB-it,veçanërisht stafit akademik të Fakultetit të Edukimit, për zhvillimin dhe ngritjen e saj akademike e profesionale. “Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptoj dhe besoj, mund ta arrijë me punë dhe përkushtim” – thotë ajo!
Studentja Florijana Beka nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë është fituese e çmimit të oratorisë “Best Speaker” në kuadër të garës mbarëkombëtare “University Law Competition 2022” të organizuar në Tiranë. Në këtë garë morën pjesë 16 universitete në seanca verbale, të cilat do të transmetohen në Euronews Albania . Gara është mbështetur nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, dhe 5 studentët më të mirë do të bëhen pjesë e një vizite studimore në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ndërkohë që studentë të tjerë të dalluar do të marrin pjesë në një vizitë studimore në vendet e Ballkanit.
FITORE ISMAILI – e diplomuar nё Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor nё Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicё, gjatё studimeve ishte bursiste e Universitetit tё Mitrovicёs. Menjёherё pas dilomimit filloi punёn vullnetare dy mujore nё BONEVET, Prishtinё, aty ishte e angazhuar nё asistimin dhe organizimin e aktiviteteve edukative pёr fёmijёt e grupmoshave 6-14 vjec, aktivitete tё cilat janё tё bazuara nё punёn praktike dhe mёsimin pёrmes lojёs. Tani ёshtё mёsimdhёnёse e ciklit klasor nё shkollёn “Dёshmorёt e 1921” nё Prapashticё si dhe ёshtё duke vazhduar studimet Master nё Universitetin e Prishtinёs nё programin “Kёshillim Pedagogjik”
Falenderoj stafin akademik tё Fakultetit tё Edukimit, vecanёrisht disa nga profesorёt tё cilёt na kanё dhёnё njohuri tё mjaftueshme dhe shumё praktike pёr shumё probleme tё cilat i hasim nё punёn tonё si mёsuese.
Pёr tё gjithё ata qё duan tё bёhen mёsues ideal i inkurajoj qё tё pёrpiqen vazhdimisht pёr ta arritur atё, sepse sic thotё edhe Paul Kalanithi, “Askush nuk është i përsosur, por të gjithë duhet të besojmë në një asimptotë dhe të përpiqemi të luftojmë për ta arritur atë”. Asimptopta ёshtё njё vijё qё vazhdimisht i afrohet njё lakorje tё dhёnё, por nuk e takon asnjёherё atё.
Arena Hyseni – e diplomuar ne nivelin Bachelor ne Universitetin e Mitrovices ‘’Isa Boletini’’ perkatesisht ne Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor. Studimet i filloi ne vitin 2017 dhe e përfundoi ne vitin 2021 përkatesisht diplomoi me 5 korrik 2021.
Punoi ne menyre vullnetare mesimdhënëse në shkollen ‘’Ismail Qemali’’, kurse menjeher pas diplomimit filloi punen në shkollen ‘’Fazli Greicevci’’ në Shipol të Mitrovicë. Tani vazhdon studimet ne Master perkatesisht dega: Udheheqja ne arsim.
Arena ndjehet jashtezakonisht e priviligjuar qe ishte pjese e ketij fakulteti, dhe i falenderon të gjithe mesimdhënësit që bënë të pamunduren për rezultatet të tilla.
Është nder, knaqësi dhe privilegj të jem mësuese e gjeneratave të ndryshme nga tani e tutje – është shprehur ajo.
Tre studentë të Fakultetit Ekonomik (FE) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM): Ariona Rushiti, Arlinda Sherifi dhe Rrezon Haziri, po vazhdojnë studimet për një semestër në “West Pomeranian University of Teknology” në Poloni. Kjo mundësi për studentët e UIBM ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit ndëruniversitar në kuadër të projektit Erasmus+.
Fillimisht ata kanë kaluar testin e gjuhës angleze dhe mandej pas kompletimit të dosjeve me dokumente kanë regjistruar semestrin në “West Pomeranian University of Teknology”. Studimet në Poloni, këta studentë i vlerësojnë si një mundësi dhe përvojë të jashtëzakonshme.
Në anën tjetër, edhe drejtuesit e UIBM-së shprehën të kënaqur për mundësitë që po ofrohen për studentët. Ata vazhdimisht i kanë inkurajuar studentët dhe mësimdhënësit që të bëhen pjesë e këtyre projekteve që ofrohen nëpërmjet programit Erasmus+, apo organizatave të tjera.
Diellza Preteni, studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka marrë pjesë në konferencën “Global Conference on the Human Right to Quality Education” që është mbajtur në Vjenë më 21-23 shtator 2021. Kanë qenë tri tema kryesore, të cilat janë trajtuar në këtë konferencë: Arsim cilësor për grupet e cenueshme dhe të pafavorizuara, Tkurrja e hapësirës qytetare dhe liria akademike si dhe edukimi për zhvillim të qëndrueshëm dhe qytetarinë globale.
Për secilën nga këto tema janë mbajtur takime me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës dhe në bashkëpunim me të gjithë është finalizuar drafti i “Vienna Declaration on the Human Right to Quality Education”. Kjo konference është organizuar për nder të 100 – vjetorit të themelimit të “World University Service – Austria (WUS)”.
Bleona Musliu, studente e vitit të katërt në Fakultetin Juridik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ka fituar vendin e dytë me hulumtimin e saj për “Përparësitë dhe mangësitë e ndihmës juridike falas në Kosovë”, në një garë të hapur për studentë të të gjitha fakulteteve juridike në Kosovë. Në këtë hulumtim të organizuar nga UNDP-ja në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime dhe Studime Juridike dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, kanë marrë pjesë 40 studentë.
Hulumtimet, të cilat nuk është dashur të jenë më të gjata se 2 mijë fjalë, janë kontrolluar nga një komision ekspertësh të angazhuar nga UNDP-ja. Fituesi i vendit të parë është shpërblyer me 400 euro, vendi i dytë me 300 dhe vendi i tretë me 200 euro.
Studentja e UMIB-it, që ka marrë vendin e dytë, shprehu kënaqësinë e saj që ka qenë pjesë e kësaj gare. “Ne kemi provuar veten tonë me dijet që i kemi fituar përgjatë studimeve e që po reflektojnë aq pozitivisht duke u vlerësuar çdoherë e më lartë”, tha ajo.
Studentët e Fakultetit Juridik në UMIB janë treguar shumë të suksesshëm edhe në garat tjera që janë organizuar në fushat juridike, duke u marrë disa herë vendet e para.