Është hapur thirrja “GRANTET INOVATIVE PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE”
Aktiviteti për zhvillimin e fuqisë punëtore në Kosovë përmes sektorit privat (PSWD) është aktivitet pesëvjeçar i financuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Aktiviteti, i cili do të zgjasë nga maji 2022 deri në maj 2027, zbatohet nga Bordi Ndërkombëtar për Hulumtime dhe Shkëmbime (IREX).
Grantet Inovative për Fuqinë Punëtore të shpallura në kuadër të kësaj Kërkese për Aplikime (KPA) synojnë të mbështesin zhvillimin e programeve të reja të trajnimit dhe/ose të forcojnë programet ekzistuese të trajnimit për t’iu përgjigjur nevojave për shkathtësi të identifikuara nga sektori privat në tre sektorët: Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), Agrobiznesit dhe Përpunimit të Drurit.
Fusha kryesore e intervenimit të Aktivitetit do të jetë trajnimi i kandidatëve në kompetencat më të kërkuara për tre sektorët e fokusit të Aktivitetit në Nivelet 3, 4, ose 5 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës, që korrespondojnë me nivelin e arsimit parauniversitar, ose nëpërmjet edukimit joformal (kurse të shkurtra) me fokus në nevojat e punëdhënësve në lidhje me fuqinë punëtore.
Në varësi të disponueshmërisë së fondeve, PSWD pret të ndajë grante për organizatat e pranueshme në kuadër të kësaj KPA-je, me shumë minimale financimi prej 20,000 EUR për grant të ndarë dhe vlerë maksimale prej 80,000 EUR.
Aplikimet janë të hapura nga data 04 maj 2023 deri më 16 qershor 2023.
Për më shumë informata ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në [email protected], ose zyrën për bashkpunim ndërkombëtar [email protected] [email protected].
Hyni në pakon e aplikimit dhe informatat shtesë këtu: RFA Packet – Albanian