Fakultetet e Edukimit kanë rol të madh në avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
Fakultetet e Edukimit që funksionojnë në kuadër të universiteteve publike, por edhe ato private në Kosovë, kanë rol të madh dhe shumë të rëndësishëm në avancimin e arsimit gjithëpërfshirës. Kështu u tha të martën në një punëtori të mbajtur në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Mitrovicës, ku u prezantua Udhërrëfyesi për arsimin gjithëpërfshirës.
Përveç drejtuesve të Universitetit të Mitrovicës, si prorektori për Mësim, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Izet Zeqiri, mandej Fatbardha Hoxha, ushtrues-dekane e Fakultetit të Edukimit, të pranishëm në këtë punëtori ishin edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit si dhe zyrtarë të arsimit nga komunat e rajonit të Mitrovicës. Prezantuesit theksuan se na bazë të analizave që janë bërë sa i përket arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë, del se ka një infrastrukturë shumë të mirë ligjore në këtë drejtim, mirëpo që ngec implementimi i tyre.