Edu.

Fakulteti i Edukimit bashkëpunon me “BONEVET Mitrovica” për realizimin e mësimit praktik për studentë

Fakulteti i Edukimit do të bashkëpunojë me BONEVET Mitrovica”, me qëllim të rritjes së mundësive për studentët sa i përket mësimit praktik. Për konkretizimin e bashkëpunimit është nënshkruar edhe Memorandumi i Bashkëpunimit mes palëve.

Dekanja e Fakultetit të Edukimit, prof.asoc.dr. Samire Bllaca,  tha se ky partneritet hap rrugë të reja për studentët për t’u angazhuar në përvoja praktike të të mësuarit.  “Ky bashkëpunim pasqyron angazhimin tonë për t’u ofruar studentëve një udhëtim arsimor transformues dhe gjithëpërfshirës. Së bashku, ne po formojmë liderët e ardhshëm të gatshëm për suksese në mësimdhënie”, tha ajo.

“BONEVET” është institucion edukativ i njohur për ofrimin e mundësive në rritje të shkathtësive të studentëve përmes mësimit praktik. Sipas Memorandumit të Bashkëpunimit, “BONEVET”, ndër të tjera ofron: Të mësuarit e aplikuar, zhvillimin e aftësive, rritjen holistike, gatishmërinë për karrierë  etj.