Fakulteti Ekonomik i Universitetit Isa Boletini Mitrovicë bashkëorganizator i Tryezës së Rrumbullaktë Shkencore me temën “Rritja e çmimeve, pasojë e inflacionit apo shkëputje e zinxhirit furnizues”
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj u mbajt Tryeza e Rrumbullaktë Shkencore me temën: “Rritja e çmimeve, pasojë e inflacionit apo shkëputje e zinxhirit furnizues”.
Kjo tryezë është organizuar nga Fakulteti i Menaxhmentit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës-Fakulteti Ekonomik dhe Universitetin Isa Boletini Mitrovicë –Fakulteti Ekonomik.
Tryezën e hapi Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit në këtë tryezë. Të pranishmit i përshëndeti edhe Prorektorja Ajtene Avdullahi, e cila përgëzoi këtë organizim, me temë mjaft të qëlluar dhe aktuale.
Në këtë tryezë fjalën e mori edhe Dekani i Fakultetit Ekonomik, të UIBM, Prof. Asoc. Dr. Qazim Tmava i cili diskutoi në lidhje me temën, duke u fokusuar në faktorët e mbrendshëm dhe të jashtëm të cilët ndikojnë në rritjen e çmimeve në Kosovë.
Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesit e menaxhmentit dhe stafit akademik të tri Universiteteve bashkëorganizatore të këtij eventi, përfaqësues nga Ministria, komuna e Ferizajit, nga komuniteti i biznesit dhe studentët.