Feko 1

Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë u përfaqësua në Shkollën Verore të Rrjetit ASECU

Prej datës 1 deri më 7 shtator 2024, në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, Shqipëri u mbajt Shkolla Verore e Rrjetit ASECU, “13th ASECU Youth International Conference and Summer School”. Gjatë kësaj jave, studentët dhe stafi akademik prej Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë , Universitetit “Fan Noli” Korcë, si dhe studentë dhe stafë akademik ndërkombëtar prej universiteteve Greke, Rumune, Hollandeze, Turke, Bullgare, Armene dhe nga Maqedonia e Veriut, prezentuan punimet dhe leksionet e tyre.

Në këtë event Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, u përfaqësua nga Profesoresha Ajtene Avdullahi dhe studenti Omer Voca. Profesoresha Avdullahi prezentoi leksionin “Modelet e bizneseve të qëndrueshme” si dhe moderoi prezentimet e studentëve. Ndërsa, studenti Omer Voca prezentoi punimin “Eko-inovacionet: Rishikim i literaturës”, punim ky i mentoruar nga Profesoresha Avdullahi. Punimi i studentit Omer Voca u zgjodh në grupin e dhjetë punimeve më të mira të prezentuara në këtë event.

Në këtë event pati edhe aktivitete të shumta kulturore dhe sportive si: Fshati Global, ku studentët prezentuan ushqim, veshje dhe muzikë tradicionale nga vendet dhe rajonet e tyre; volejboll në plazh; si dhe udhëtimi ditor me anije turistike, ku studentët dhe stafi akademik pjesëmarrës shijuan bukuritë e bregdetit të Vlorës, ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

Feko 2
Feko 2
Feko 3
Foto Vizita
Feko 2Feko 3Foto Vizita