F3 AJ

Fakulteti Ekonomik  mbajti takimin e  radhës drejt finalizimit të Raportit të Vetëvlerësimit (RVV-së)

Fakulteti Ekonomik, në kuadër të Universitetit të Mitrovicës ,”Isa Boletini”- UMIB, është i akredituar në programin Biznes dhe  Menaxhment, me specializimin: Financë, Bankë dhe Kontabilitet. Mirëpo, është shumë i përkushtuar që të akreditohet edhe në nivelin Master,  me të njëjtin program, me tri specializime: Financë, Bankë dhe Kontabilitet, Menaxhment dhe Ndërmarrësi,  si dhe Menaxhment Industrial. Në këtë drejtim, është duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme drejt finalizimit të këtij qëllimi me interes madhor, jo vetëm për njësinë tonë dhe UMIB, por gjithsesi edhe  për komunitetin.

Kështu, dje, me datën 27.01.2020, në vazhdën e shumë takimeve, u mbajt takimi i radhës i njësisë akademike,  lidhur me finalizimin e RVV-së, për nivelin Master.

Takimi u ftua nga dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Qazim Tmava, ndërsa u moderua nga PhD (c) Filloreta Demiri, koordinatore  për zhvillim akademik, në kuadër të fakultetit.

 Pjesëmarrës ishin shumica e stafit të njësisë akademike, ku secili prej tyre dha  kontribut të çmuar, në mënyrë që ky raport të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe dinjitoz, konform kërkesave   dhe standardeve të kërkuara nga AKA-ja.

Menaxhmenti i FE,  falendëron tërë stafin akademik për kontributin dhe angazhimin maksimal, në  hartimin e këtij raporti të vetëvlerësimit.

F1  Aj