Fakulteti Ekonomik -UIBM mbajti takimin e radhës drejt finalizimit të Raportit të Vetëvlerësimit (RVV-së)
Në vazhdën e punës për përgaditje të RVV-së grupi punues i Fakultetit Ekonomik mban takime të vazhdueshme për procesin e ri-akreditimit.
Takimi u ftua nga dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Asoc. Dr. Qazim Tmava, ndërsa u moderua nga Prof.ass.dr. Filloreta Kunoviku Demiri, Prodekane për Mësim dhe Zhvillim të Cilësisë. Pjesëmarrës ishin shumica e stafit të njësisë akademike, ku secili prej tyre dha kontribut të çmuar, në mënyrë që ky raport të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe dinjitoz, konform kërkesave dhe standardeve të reja të kërkuara nga AKA-ja. Menaxhmenti i FE, falendëron tërë palët e përfshira në këtë proces për kontributin dhe angazhimin maksimal, në hartimin e këtij raporti të vetëvlerësimit.