Fakulteti Ekonomik – UIBM, mban sesion informues me maturantët e SHMLE “Hasan Prishtina” në Mitrovicë
Menaxhmenti i Fakultetit Ekonomik mbajti një sesion informues me maturantët e Shkollës se Mesme të Lartë Ekonomike “Hasan Prishtina”në Mitrovicë. Dekani i fakultetit, Prof Asoc Dr Qazim Tmava, i informoi maturantët lidhur me progamet e studimit, mundësinë e studimeve si dhe kushtet të cilat ofrohen në FE-UIBM. Maturantet u shprehën shumë të ngazëllyer dhe tejet të knaqur me informacionin e marrë lidhur me mundësinë e studimeve dhe kushteve jashtzakonisht të mira të studimeve që ofrohen në Fakultetin Ekonomik.
Menaxhmenti i SHMLE “Hasan Prishtina”, si dhe menaxhmenti i FE -UIBM, u dakorduar edhe me organizimin e një vizite me nxënësit e kesaj shkolle, në hapsirat univerzitare të UIBM, gjë që ishte kërkesë edhe e vetë nxënësve të kësaj shkolle.