Foto

Fakulteti i Edukimit mban punëtorinë për hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV)

Në Fakultetin e Edukimit me datën 17 Dhjetor 2020 gjatë gjithë ditës u mbajt punëtoria për hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV). Në këtë punëtori, janë të angazhuar stafi akademik, administrativ dhe studentët. Kjo punëtori është një vazhdim i punës që po bëhet nga Fakulteti i Edukimit për përmirësimin e cilësisë (mësimdhënie dhe mësimnxënie) dhe procesin e ri-akreditimit.