Fakulteti i Edukimit pjesë e projektit SHPRESE të Caritas, për katër vite
Fakulteti i Edukimit (UIBM) për 4 vite sa ka zgjatë projekti SHPRESE (Caritas), ishte pjesë e tij, dhe falë këtij projekti sot në Fakultetin e Edukimit është klasa e pajisur për mrekulli me materiale, mjete didaktike për studentët tanë të Edukimit Parashkollor.
Leonora Çarkaj bashkë me Albana Sadikun kanë qenë pjesë e projektit dhe e kanë përfaqësuar Fakultetin e Edukimit në konferencën përmbyllëse të Projektit Shprese (Caritas), andaj i jemi falenderues dhe mirënjohës Caritasit për involvimin e Fakultetit tonë në projekte të tilla të mëdha.