
Fakulteti Juridik bëhet pjesë e “International Cold Case Analysis Project”
Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) do të mund të përfitojnë nga projekti “International Cold Case Analysis Project”, fal bashkëpunimit me Fakultetin Juridik në Universitetin e Këlnit. Dekani i Fakultetit Juridik, prof.dr. Islam Qerimi, tha se kjo është një mundësi e mirë që do të ndikojë në ngritjen e performancës së studentëve.
Ai ka falënderuar drejtuesit e Fakultetit Juridik në Universitetin e Këlnit për bashkëpunimin dhe mbështetjen.