Fakulteti Juridik i UIBM bashkorganizator i Konferencës në Universitetin e Tetovës
Më datë 6 Nëntor 2024, Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë ishte pjesë e bashkëorganizimit të Konferencës me titull: “9th International Scientific Conference of the Faculty of Law: Law, Good Governance and Social Justice”, e cila u mbajt në kuadër të Kongresit të organizuar në Universitetin Shtetëror i Tetovës.
Konferenca speciale, që ishte një ngjarje e rëndësishme në kuadër të këtij kongresi, u organizua nga:
Fakulteti Juridik – Universiteti Shtetëror i Tetovës
Fakulteti Juridik – Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë – Kosovë
Fakulteti Juridik – Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan – Kosovë
Fakulteti Juridik – Universiteti “Isa Boletini”, Mitrovicë – Kosovë
Ngjarja u zhvillua më 6 Nëntor 2024 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. ISCCS 2024 mbledhi një komunitet ndërkombëtar ekspertësh për të diskutuar rezultatet e reja kërkimore, perspektivat për zhvillime të ardhshme dhe aplikimet inovative lidhur me Drejtësinë, Kriminalistikën, Politikën, Shoqërinë, Mediat, Komunikimin dhe Marrëdhëniet Publike.
Fakulteti Juridik i UIBM-it kishte rolin e tij aktiv në këtë konferencë, me përfshirje të përfaqësuesve të tij si më poshtë:
Dekani, Prof. Asoc. Dr. Islam Qerimi – i përfshirë në komitetin shkencor të Kongresit, në një panel të sesionit, si dhe pjesëmarrës me kumtesë të punimit shkencor.
Prodekani, Prof. Ass. Dr. Arbnor Ajeti – pjesëmarrës në panel të sesionit dhe me kumtesë të punimit shkencor.
Shefi i Departamentit, Prof. Ass. Dr. Besnik Murati – pjesëmarrës me kumtesë të punimit shkencor.
Prof. Ass. Dr. Zahir Çerkini – pjesëmarrës në panel të sesionit dhe me kumtesë të punimit shkencor.
Prof. Ass. Dr. Mimoza Aliu – pjesëmarrëse me kumtesë të punimit shkencor.
Asistent LL.M. Xhemajl Veliqi, PhD (c) – pjesëmarrës me kumtesë të punimit shkencor.
Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm për Fakultetin Juridik të UIBM-it në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave. Gjatë kësaj periudhe, dekani Qerimi zhvilloi takime të frytshme me dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Safet Emruli dhe Prodekanin Afet Mamuti, ku diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet fakulteteve juridike.
Takime të tjera me ekspertë të fushave juridike nga rrafshi teorik dhe praktik të rajonit, pati dekani si edhe stafi akademik i Fakultetit Juridik.
Ky bashkëpunim i afërt dhe i rinovuar do të sjellë përfitime të ndërsjella për fakultetet tona dhe do të mundësojë zhvillimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta, si dhe thellimin e marrëdhënieve akademike dhe kërkimore.
Pjesëmarrja në këtë kongres ishte një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Fakultetin Juridik të UIBM-it dhe për të hapur mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar me institucione akademike të tjera me reputacion të lartë.