Fjur 1

Fakulteti Juridik i UIBM organizoi ligjëratë të hapur me profesorin Martin L. Camp

Sot, në Fakultetin Juridik u organizua një ligjëratë e hapur me profesorin Martin L. Camp, me temë: “Detyrimet etike të avokatëve në Shtetet e Bashkuara: Gardianët e sundimit të ligjit”, — me një prezantim rreth mundësive të bursave për studime diplomike në ShBA.

  1. Martin L. Camp është profesor i shkencave dhe i praktikës juridike dhe prodekan i programeve diplomike e ndërkombëtare në fakultetin juridik “SMU Dedman School of Law” të Universitetit “Southern Methodist University”, në Dallas të Teksasit. Gjatë një ligjërateje të mbajtur për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, profesori Camp ndau me ta eksperiencën dhe njohuritë e tij mbi rëndësinë e studimeve universitare në universitetet amerikane, veçanërisht studimet në nivelin master dhe përfitimet që sjell marrja e një diplome master.

Ai ndër të tjerash, theksoi se një diplomë master të bën më konkurrues dhe të ofron mundësi që shumica e njerëzve nuk i kanë. Një program LLM mund të ofrojë një njohuri më të thelluar dhe të specializuar, që punëdhënësit e vlerësojnë shumë kur krahasojnë kandidatë për një pozicion pune. Sipas tij, aftësia për të studiuar dhe për të funksionuar si avokat në një gjuhë të dytë është një tjetër faktor që të dallon dhe të bën të vlefshëm në tregun e punës.

Profesori Camp gjithashtu e theksoi rëndësinë e studimit në një vend tjetër, pasi kjo eksperiencë të ofron një vetëdije kulturore që nuk mund të arrihet ndryshe. Ai u shpreh se shumë programe LLM ofrojnë mundësinë për t’u kualifikuar për të marrë provimin e avokatit në SHBA dhe për të marrë një licencë avokatie amerikane, çka mund të hapë shumë mundësi profesionale për të diplomuarit.

Në këtë kontekst, ai u ndal edhe te roli i korporatave dhe firmave ligjore amerikane dhe angleze, që janë ndër më të mëdhatë në botë. Ai theksoi se, duke qenë dygjuhësh, mund të hapen dyer për mundësi pune në këto kompani. Korporatat amerikane bëjnë biznes globalisht, dhe firmat ligjore lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare kanë nevojë për avokatë që kuptojnë anglishten dhe sistemin e ligjit të zakonshëm, duke e bërë këtë një mundësi të rëndësishme për studentët që synojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në nivel ndërkombëtar.

Në fund, Dekani i Fakultetit, prof. dr. Islam Qerimi, falënderoi profesorin Camp për ligjëratën e jashtëzakonshme që mbajti në këtë fakultet, duke theksuar se ai arriti të përgjigjej dhe të sqaronte studentët për të gjitha elementet e nevojshme për plotësimin e kritereve për të studiuar në Universitetin “SMU Dedman School of Law” të Universitetit “Southern Methodist University” në Dallas, Teksas, ku profesori Camp është i angazhuar. Gjithashtu, Dekani theksoi gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet institucioneve simotra.