
Fakulteti Juridik i UIBM organizon ligjëratë të hapur me profesorin Martin L. Camp
Southern Methodist University
Dedman School of Law
Dallas, Texas
Fakulteti Juridik organizon ligjëratë të hapur me profesorin Martin L. Camp me temën “Detyrimet etike të avokatëve në Shtetet e Bashkuara: Gardianët e sundimit të ligjit”
— me një prezantim rreth mundësive të bursave për studime diplomike në ShBA.
E enjte, 20 mars 2025
Ora: 10:30 – 11:30
Vendi: Salla 408, Fakulteti Juridik, Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë
Ligjërata mbahet anglisht
Martin Camp është profesor i shkencave dhe i praktikës juridike dhe prodekan i programeve diplomike e ndërkombëtare në fakultetin juridik “SMU Dedman School of Law” të Universitetit “Southern Methodist University”, në Dallas të Teksasit. Ligjëron në fushat e së drejtës pronësore dhe biznesore. Ai ka ligjëruar gjithashtu të drejtën e arsimit të lartë në programin e doktoratës në fakultetin e edukimit “SMU Simmons School of Education”. Para se t’i bashkohej universitetit SMU më 2005, Martini ishte partner për 20 vjeç në firmën e avokatisë “Jones Day”, ku ofronte shërbimet juridike të bashkimit, blerjes dhe paluajtshmërisë së korporatave. Sa ka ushtruar profesionin e avokatit, ka ligjëruar lëndën “Transaksionet e paluajtshmërisë dhe e drejta e përdorimit të tokës” në fakultetet juridike të Universitetit të Teksasit dhe në SMU. I diplomuar nga SMU Dedman School of Law më 1979, ai ka ligjëruar dhe ka shkruar vazhdimisht për programe të arsimimit të vazhdueshëm mbi paluajtshmërinë, përdorimin e tokës dhe etikën. Është autor i librit “The Law Firm Associate’s Guide to Connecting with Colleagues”, i botuar nga Shoqata e Avokatëve e Amerikës, dhe i librit për fëmijë “Why Alligators Don’t Have Wings”. Fjalimi i tij nga seria TEDxSMU “Good News, Bad News, Who is to Say?” mund të shikohet onlajn.