Juridik

Fakulteti Juridik i UMIB-it bashkëpunon me Fakultetin Juridik të Osjekut

Stafi akademik dhe studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB),  do të bashkëpunojnë me kolegët e tyre nga Fakulteti Juridik në Universitetin e Osjekut në Kroaci,  në projekte të përbashkëta të  hulumtimeve shkencore. Me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimit është nënshkruar edhe një marrëveshje nga dekani, prof.asoc.dr. Agron Beka dhe homologu i tij nga Kroacia, prof.dr.Tunjica Petraseviç.

Në kuadër të kësaj marrëveshje parashihet bashkëpunimi ndërmjet stafit akademik dhe studentëve për nivelin bachelor, master dhe doktoraturë. Dekani Beka, e vlerësoi si një marrëveshje që do të ndihmoj stafin akademik dhe studentët e të dyja fakulteteve për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin profesional.