Fakulteti Juridik mbajti takimin e fundit para pushimit veror, përmes Google Meet lidhur me procesin e riakreditimit
Takimin e ka përshkruar puna ekipore, ku pas komenteve nga anëtarët e pranishëm, është draftuar secili nënstandard dhe ka marr miratimin unanim të tyre.
Janë shikuar të dy kapitujt e fundit dhe është kaluar në secilin standard. Sikurse për çdo kapitull tjetër të RVV-së, edhe këtu janë specifikuar shtojcat të cilat nevojiten për të argumentuar çdo kapitull.
Konstatim i përbashkët i grupit punues është se, kapitujt janë hartuar dukshëm mirë, dhe janë përafruar në masë të madhe përgjigjet që kërkojnë secili standard.
Në fund të takimit të pranishmit u dakorduan që:
- RVV si draftë i rishikuar është në një rrugë të mirë drejtë kompletimit;
- Për shkak specifikave dhe takimeve që kemi pasur, kapitujt 2 dhe 4 do të rishikohen pas periudhës së pushimit;
- I gjithë grupi, pas periudhës së pushimit do të mblidhet për të qartësuar të gjitha shtojcat;
- I gjithë grupi, pas periudhës së pushimit, do të takohet në punëtori për të finalizuar punën me secilin kapitull.
- Profesorët bartës të lëndëve, meqe lëndët ekzistuese nuk do të ndryshojnë por vetëm do shtohen disa të reja në kurikulë, gjatë kësaj periudhe të pushimit do të hartojnë syllabuset e lëndëve të tyre.
- Puna me intensitetin e shtuar do vazhdojë që nga shtatori.