Fakulteti Juridik ndau mirënjohje për stafin akademik dhe administrativ
Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof. asoc. dr. Islam Qerimi, ndau mirënjohje profesorëve Përparim Gruda dhe Zahir Çerkini si dhe zyrtarit për shërbime studentore Shpat Musliu.
Dekani Qerimi me rastin e ndarjes së këtyre mirënjohjeve, theksoj se, “Këshilli i Fakultetit Juridik ka vlerësuar lartë kontributin dhe angazhimin tuaj në ngritjen e përformancës së fakultetit si dhe angazhimin në riakreditimin e programit bachelor”. Ai shtoi se, ndihet i priveligjuar të ndaj këto mirënjohje, dhe çmoj lartë kontributin e tyre për hartimin dhe pregaditjen e mbrojtjes së Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) për programin master, me të cilin Fakulteti Juridik tanimë ka aplikuar për akreditim.
Profesorët Gruda dhe Çerkini si dhe zyrtari Musliu, falenderuan Dekanin dhe Këshillin e Fakultetit, si dhe stafin akademik dhe administrativ të fakultetit, dhe gjithashtu potencuan se, sukseset e arritura në kuadër te Fakultetit Juridik, janë suksese të përbashkëta, ngase “pa ndihmën dhe bashkëpunimin e gjerë, të gjitha të arriturat dhe sukseset për ngritjen e cilësisë në arsim, jo vetëm në njësinë tonë akademike por edhe në Universitet, nuk do të realizoheshin “.