Fakulteti Juridik në UIBM shpall për diskutim publik misionin dhe vizionin e programit master me titull: “Të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit”
Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë shpall për diskutim publik misionin dhe vizionin e programit master me titull: “Të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit”.
Përkufizimet e tyre janë parqitur si vijon:
Misioni
Misioni i programit është të ofroj studime të thelluara në të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit,
që do t’i pajisin studentët me qëndrimet, njohuritë dhe aftësitë për të punuar për ruajtjen,
promovimin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të ligjit, përmes një
programi unik të studimit.
Vizioni
Programi synon të shërbej si një qendër gravituese unike në Kosovë, për hulumtime të avancuara në
ruajtjen, promovimin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të ligjit, për të
përmbushur kërkesat e së tashmes dhe projektuar nevojat e së ardhmes, për të arritur synimet
shkencore-akademike, të ekonomisë së tregut dhe përparimit të përgjithshëm të komunitetit.
Afati për komente është deri më 20 dhjetor 2022. Ju falenderojmë për sygjerimet dhe komentet e juaja.
Menaxhmenti i Fakultetit Juridik
Prof. Asoc. Dr. Islam Qerimi
U.D. Dekan i Fakultetit Juridik
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë