Fj Takim Online 2

FAKULTETI JURIDIK ORGANIZOI TAKIM ME TRUPIN KËSHILLDHËNËS (Palët e Interesit) PRAN KËTIJ FAKULTETI

Më 16 dhjetor 2024, Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë organizoi një takim të rregullt me Trupin Këshilldhënës pranë këtij fakulteti.

Mbledhjen e hapi Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Islam Qerimi, i cili u dëshiroi mirëseardhje pjesëmarrësve. Ai njoftoi Kryetarin e Trupit Këshilldhënës, z. Shpëtim Peci, prokuror, mbi përmbushjen e kushteve ligjore për mbajtjen e takimit, pasi kuorumi ishte i pranishëm. Në këtë takim morën pjesë:

  • Z. Shpëtim Peci – Kryetar i Trupit Këshilldhënës, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë
  • Ganimete Xhelili – Kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Anëtare
  • Vesel Ismajli – Gjyqtar i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Anëtar
  • Fatmir Behrami – Prokuror i Departamentit për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Anëtar
  • Kushtrim Shyti – Gjyqtar i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Anëtar
  • Nebi Halili – Zyrtar i Lartë i Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës, Anëtar
  • MSc Milaim Mehmeti, PhD (c) – Fakulteti Ekonomik – UIBM, Anëtar
  • Prof. Asoc. Dr. Islam Qerimi – Dekan i Fakultetit Juridik, UIBM, Anëtar
  • Prof. Ass. Dr. Arbnor Ajeti – Prodekan, Fakulteti Juridik, UIBM, Anëtar
  • Prof. Ass. Dr. Përparim Gruda – Fakulteti Juridik, UIBM, Anëtar

Fillimisht, Dekani Qerimi paraqiti një përmbledhje të aktiviteteve të Fakultetit, duke përfshirë përpjekjet për përmirësimin dhe avancimin e programit të Fakultetit Juridik, si dhe dërgimin e planit të përmirësimit të programit në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës. Ai theksoi fillimin e punës intensive për plotësimin e të gjitha obligimeve në përputhje me rekomandimet e ekspertëve të jashtëm. Gjithashtu, Dekani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke përmendur ndihmën e tij në hartimin e një kapitulli për një libër ndërkombëtar mbi sanksionet dhe burgimet në Ballkan, si dhe mundësinë për mbajtjen e një ligjërate të hapur për Institutin Gjerman FRIMAP mbi ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Kryetari Peci përgëzoi Dekanin, stafin akademik e administrativ, studentët, ALUMNI, Palët e Interesit dhe të gjithë ata që kontribuan deri më tani për rezultatet e dëshmuara të këtij fakulteti në procesin e riakreditimit me sukses! Ai gjithashtu foli për bashkëpunimin intensiv ndërmjet fakultetit dhe industrisë, duke përfshirë organet e drejtësisë dhe biznesit, me qëllim që studentët të përvetësojnë aftësi të nevojshme për të rritur cilësinë e programit.

Dekani Qerimi e përshkroi takimin si një atmosferë jashtëzakonisht konstruktive dhe produktive, gjatë së cilës u diskutuan ide, projekte dhe forma të ndryshme nga çdo anëtar i Trupit Këshilldhënës për përmirësimin e Fakultetit.

Në fund, Kryetari Peci falënderoi anëtarët e Trupit Këshilldhënës për angazhimin e tyre dhe i motivoi ata që të vazhdojnë të kontribuojnë për përmirësimin e Fakultetit dhe përgatitjen e studentëve për sfidat profesionale të ardhshme. Po ashtu, u caktua që mbledhja e ardhshme të mbahet në semestrin veror 2024-2025.

Mbledhja u mbyll në orën 20:30.