
FAKULTETI JURIDIK ORGANIZON LIGJERATË TË HAPUR
Të nderuar studentë të Fakultetit Juridik,
Menaxhmenti i Fakultetit Juridik ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në një ligjëratë të veçantë që do të mbahet më 28.04.2025, në ora 11:00, me temën:
“Abuzimi Seksual përmes Teknologjisë: Analizë e Kuadrit Penal të Kosovës dhe Rreziqeve Kibernetike”.
Ligjërata do të mbahet nga MSc. Greta Daci, PhD (c) juriste me përvojë të gjerë në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtës penale. Znj. Daci ka përfunduar studimet themelore juridike në Kosovë, ndërsa ato pasdiplomike në Gjermani. Aktualisht, ajo është e angazhuar si Këshilltare Ligjore për të drejta të migracionit dhe azilit, si dhe Menaxhere projekti pranë Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) në Gjermani.
Ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe të përfitoni nga kjo mundësi për të dëgjuar perspektiva të reja dhe për të diskutuar mbi një temë tejet aktuale dhe me rëndësi.
Mirë se vini!