Ligjjuridik

Fakulteti Juridik përmbyll ciklin e ligjëratave nga profesorët vizitorë

Prof.ass.dr.Bashkim Preteni, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, mbajti ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së. Ligjërata me titull “Kodifikimi i të drejtës civile në Kosovë: Sfidat dhe perspektiva” ishte e fokusuar në kodifikimin e së drejtës civile që është duke ndodhur në Kosovë, me ç’rast prof. Preteni si anëtar i Grupit Punues për hartimin e Draft Kodit Civil paraqiti para studentëve risitë, sfidat dhe perspektiven e kësaj reforme ligjore.
Ligjërata u përcjell me pyetje dhe diskutime të shumta nga studentët. Me këtë ligjëratë u përmbyll cikli i ardhjes së profesorëve nga universitetet tjera në Fakultetin Juridik të UIBM-së.
Po ashtu, prof.ass.dr. Bashkim Preteni dorëzoi në Biblotekën e UIBM-së dy librat e tij të fundit me titull: (i) Contractual Transfer of Ownership in Immovable Property – A KOsovo Law Perspective on Contract and Property Law Rules and their Legal Interaction with other Fields of Civil Law, botuar nga Shtëpia Botuese Gjermane “Peter Lang” dhe (ii). Komentarin e Ligjit për Noterinë, projekt shkencor i sponzorizuar dhe publikuar nga Oda e Noterëve të Kosovës.
Në fund, Dekani i Fakultetit Juridik prof. Islam Qerimi falënderoi prof. Bashkim Pretenin për ligjëratën dhe krejt angazhimin në fazën themeluese të Fakultetit dhe Universitetit.