Fjur 1

Fakultetit Juridik i UIBM arrin memorandum bashkëpunimi me “Kampanjën Frymo Lirshëm”!

Sot, Dekani i Fakultetit Juridik i UIBM, Prof. asoc. dr. Islam Qerimi dhe Koordinatori i “Kampanjës Frymo Lirshëm”, Mehmet Salihu nënshkruan memorandum bashkëpunimi, në prani të Zëvendëskoordinatorit së kësaj Organizate rinore, Ibrahim Delijaj, si dhe Udhëheqësit të Bibliotekës Universitare në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), Alban Fazliu.

Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi, mbështetja dhe bashkërendimi i aktiviteteve në mes të subjekteve të lartcekura. Memorandumi synon të promovojë përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve në sferën e avancimit të çështjeve me interes reciprok me qëllim të promovimit dhe kontributit në studimet dhe praktikat në fushat që kanë të bëjnë me çështjet rinore dhe për promovimin e arsimit.

Kampanja Frymo Lirshëm – ReLoAD është një iniciativë rinore që ka për qëllim të angazhojë të rinjtë për të promovuar lirinë, demokracinë dhe aktivizmin social. Një nga fushat kryesore të veprimtarisë do të jetë ofrimi i mundësive për edukim dhe trajnime për të rinjtë mbi të drejtat e tyre, liritë dhe angazhimin aktiv në shoqëri. Projektet e përbashkëta do të përfshijnë seminare, diskutime dhe kurse që ndihmojnë në rritjen e njohurive mbi çështje si të drejtat e njeriut, liria e shprehjes, dhe mundësitë e aktivizmit rinor.

Frymo Lirshëm parashehë të organizojë tryeza të veçanta për të rinjtë dhe studentët e këtij fakulteti në luftën për të drejtat e tyre, si dhe për mbrojtjen e lirisë individuale. Kjo do të përfshijë organizimin e aktiviteteve për sensibilizimin ndaj diskriminimit, dhunës dhe keqtrajtimit të tyre. Palët do të promovojnë ide dhe vlera të drejtësisë sociale dhe barazisë, duke i inkurajuar të rinjtë të angazhohen në iniciativa që adresojnë çështje të rëndësishme si varfëria, pabarazia dhe mbrojtja e mjedisit. Gjithashtu kjo organizatë rinore, do të organizojë aktivitete kulturore dhe artistike për të rinjtë dhe studentët.