FSNUK

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës mbajti Kuvendin e Punës dhe Kuvendin Zgjedhor

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, ka mbajtur Kuvendin e Punës dhe atë Zgjedhor, ku janë diskutuar dhjetëra pika diskutimi dhe janë miratuar dokumente të rëndësishme të punës së FSUNK-së. Në Kuvendin Zgjedhor, me votim unanim, edhe për një mandat pozitën e të parit të FSUNK-së e mori presidenti Musa Selimi.

Nënkryetar i FSUNK-së, u zgjodh Nehat Gashi si dhe u votuan edhe anëtarët e Bordit Drejtues me përfaqësues nga shoqatat e universiteteve dhe kolegjeve vendore. Pjesë e bordit drejtues në cilësinë e anëtarit u zgjodh edhe udhëheqësi i Bibliotekës Universitare në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alban Fazliu.

Përbërja e plotë e Bordit Drejtues të FSUNK-së: Blerta Dibrani, Bardha Kurti,Artan Tahiri, Minire Haziri Rexhepi dhe Alban Fazliu.