Filloi impelmentimi i projektit QUADIC
Prorektori, Behxhet Shala, ka përfaqësuar Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), në ceremoninë hapëse për implementimin e projektit QUADIC (Quality development of international cooperation and project management), në Universitetin “Kadri Zeka” (UKZ) në Gjilan. Rektori i UKZ-së, Bajram Kosumi, fillimisht ka përshëndetur të pranishmit dhe gjithashtu ka falënderuar ata që janë angazhuar për këtë projekt.
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ, Dukagjin Leka, njëherësh koordinator i projektit QUADIC, ka prezantuar projektin, ku ka thënë se i gjithë projekti është përfshirë në 10 paketa. Sipas tij, në aktivitetin e parë me Kick Off Meeting, organizuar nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e që do të zgjas deri më 14. 02.2020, do të marrin pjesë të gjithë partnerët vendor dhe ndërkombëtar, gjithsej 18 përfaqësues të institucioneve, si: University “Kadri Zeka” Gjilan, Coordinator/ Grant Holder, International Business College Mitrovica, University of Gjakova “Fehmi Agani”, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Universite de Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tiranë, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka”, University of Durres “Aleksandër Xhuvani”, University of Mitorvica “Isa Boletini”, European University of Tirana, International University for Business and Technology, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, Universita Per Stranieri Di Perugia.
Projekti QUADIC, është i pari i këtij lloji në Kosovë, që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare. Ndryshe, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i projektit, derisa do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.