Juriii

Filloi të implementohet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Fakultetit Juridik të UIBM-it, dhe Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës

Më 9.9.2023, Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë në bashkëpunim me Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës organizuan një ligjëratë të hapur (e parë) për studentët e Fakultetit Juridik, me temë: “Ndërmjetësimi”.

Në këtë ligjëratë Fakulteti Juridik u përfaqësua nga Dekani, profesor Islam Qerimi si dhe profesori Arbnor Ajeti, ndërsa Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës nga Kryetarja Ganimete Xhelili dhe anëtari i kësaj Ode, ndërmjetësuesi Bekim Ismaili!

Kjo ligjëratë zgjoi interesim të madh tek studentët, të cilët në vazhdimësi shtruan pyetje për përfaqësuesit e këtij organizimi, me çrast e tërë ligjërata u zhvillua në formën interaktive.

Takimi tjetër i radhës me palët e njejta, u caktua të organizohet javën e ardhshme, në të cilën do të demonstrohen edhe raste praktike nga procedura e ndërmjetësimit.