
Filluan përgatitjet për edicionin e shtatë të “Konferencës Ndërkombëtare Multidiciplinare për Gjeoshkencë”
Këshilli Organizativ i “Konferencës Ndërkombëtare Multidiciplinare për Gjeoshkencë”, që mbahet tradicionalisht në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), ka mbajtur të enjten takimin e parë konsultativ për organizimin e edicionit të shtatë të kësaj konference. Në këtë takim u diskutua për sfidat e organizimit, caktimin e datës dhe motos së konferencës.
Kryesuesi i Këshillit Organizativ, prof.asoc.dr. Kemajl Zeqiri, tha se kjo konferencë ka një rëndësi tepër të madhe jo vetëm për Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, por edhe për vetë Kosovën. “Shpresojmë të gjejmë mbështetje nga institucionet që janë partner të kësaj konference, në mënyrë që të mund të vazhdojmë me këtë aktivitet vjetor që paraqet një ngjarje të shënuar për institucionet tona dhe vendin tonë”, tha ai.
Përveç kryesuesit të Këshillit Organizativ, në takim ishin të pranishëm edhe dekani i FGJ-së, prof.asoc.dr. Festim Kutllovci, Skënder Sallahu nga Ministria e Ekonomisë, Ismet Shala e Berat Sinani nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Ramiz Krasniqi nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, si dhe profesorët universitarë; prof.asoc.dr. Fatos Rexhepi nga FTU, prof.ass.dr. Gzim Ibishi e Astrit Shala nga FGJ.