Fjuridik

FRIMAP – Schulung & Beratung dhuron libra për Fakultetin Juridik

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institutit gjerman për zgjidhjen alternative të kontesteve “FRIMAP” dhe Fakultetit Juridik të UIBM-it, përfaqësuesi i FRIMAP, Z. Marc Hermann për Fakultetin Juridik ka dërguar disa libra nga fusha profesionale e zgjidhjes alternative të kontesteve!
Me këtë rast Dekani i Fakultetit Juridik e ka falenderuar Z. Hermann për dhurimin e këtyre librave, si dhe pret me padurim edhe bashkëpunimin e planifikuar të radhës ndërmjet këtyre dy subjekteve!