Ftesë – aksion për mbjelljen e fidanëve në kampusin universitar
Ftohen studentët, mësimdhënësit dhe punëtorët e administratës të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), si dhe të rinjtë mitrovicas, që të marrin pjesë në një aksion për mbjelljen e fidanëve në kampusin universitar në Mitrovicë, që mbahet të dielën (17 nëntor 2019), prej orës 12:00. Aksioni organizohet nga GAIA dhe Komuna e Mitrovicës dhe mundësohet nga “Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).
Gjatë aksionit do këtë pauza të freskimit me fruta e ujë. Organizatorët
kërkojnë prej jush që të merrni muzikë me vete (instrumente, zmadhues të zërit
etj.
Veglat për mbjellje
janë të siguruara nga organizatori.
Ndryshe aksioni
është pjesë e projektit “Klima për Ndryshim”, i cili fokusohet në luftimin e
pasojave të ndryshimeve klimatike në Kosovë. Aksioni do përsëritet në pesë
komuna në Kosovë përgjatë gjithë muajit nëntor.