Në kuadër të fushatës “Java Kunder Korrupsionit”, në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” do të mbahet ligjëratë nga përgjegjësit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Kjo ligjëratë do zhvillohet në amfiteatrin e madh A1 me fillim nga ora 10:30 deri në orën 11:30 më datën 14 Dhjetor 2018. Temë shtjellimi do të jetë: Lufta kundër korrupsionit në Kosovë.