Konferenca

NJOFTIM NGA KËSHILLI ORGANIZATIV I KONFERENCËS SHKENCORE

Në muajin Dhjetor 2021 do të mbahet Konferenca Shkencore (virtuale/online), organizuar nga FAKULTETI JURIDIK i UIBM-ës, me temën:

“TË DREJTAT E NJERIUT, KRIMINALITETI DHE EKONOMIA NË KOHË TË PANDEMISË COVID-19”.

KËSHILLI ORGANIZATIV përbëhet nga 15 profesorë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Abstraktet/Punimet do të pranohen gjatë periudhës: 1 Nëntor – 1 Dhjetor 2021. Nga 2 Dhjetori 2021 e tutje do të shqyrtohen dhe selektohen të gjitha abstraktet e pranuara (ndërsa punimet i dërgojnë vetëm ata që dëshirojnë që ato të publikohen edhe në revistën e Fakultetit Juridik “JUS PUBLICUM – JUS PRIVATUM” dmth. nuk janë obligative për pjesëmarrje në konferencë).
Në dhjetor 2021 do të mbahet Konferenca virtualisht/online dhe për datën e saktë do t’ju njoftojmë në kohën e duhur.

Abstrakti i dërguar duhet të jetë në shqip ose anglisht, fondi i dorëshkrimit (11) Times New Roman, me max. 150 fjalë, distanca mes rreshtave 1.5, fjalët kyçe max.6 dhe diskutimi për temën max.15 min. Me këtë, pjesëmarrësi/referuesi e plotëson kushtin për t’u pajisur me CERTIFIKATË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË.
Në ditët në vazhdim do t’ju japim informata plotësuese për punimin.

Meqenëse konferenca do të jetë një ditore dhe ka shumë të interesuar për pjesëmarrje, kërkojmë që nga sot e deri më 01.12.2021 t’i dërgoni abstraktet/punimet e juaja në emailin:

[email protected]

KRYESUESI I KËSHILLIT ORGANIZATIV
Prof.Asoc.Dr.Agron Beka
Dekan i Fakultetit Juridik – UIBM