Slide11

Ftesë – ligjëratë e hapur në Fakultetin Juridik të UIBM-së

Ftohen studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, të marrin pjesë në ligjëratën speciale me përfaqësues të Agjencisë për Informim dhe Privatësi – AIP

Ftohen studentët e Universitetit ’Isa Boletini’’ në Mitrovicë, të marrin pjesë në ligjëratën speciale e cila do të organizohet të enjten, më 13.12.2022, në ora 10:15, në Kampusin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Objekti 2, kati i tretë, Salla 308.

Në kuadër të angazhimeve të karakterit sensibilizues në promovimin e së drejtës për Qasje në Dokumente Publike dhe asaj të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, do të mbajë një ligjëratë të hapur me studentët e Universitetit ‘’Isa Boletini’’ në Mitrovicë me qëllim vetëdijësimin e tyre rreth Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, si dhe me misionin, rolin dhe kompetencat e Agjencisë në përgjithësi.