4

Ftesë – më 20 mars 2023 në Fakultetin Juridik, prej orës 12:30, mbahet ligjërata:  “Të rinjtë për drejtësi”

Ftoheni të merrni pjesë në ligjëratën që mbahet të hënën (20 mars 2023) në Fakultetin Juridik, prej orës 12:30, në lidhje me projektin  “Të rinjtë për drejtësi” që mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit – INL. Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) është duke implementuar projektin “Të rinjtë për drejtësi”, me qëllimin kryesor për të fuqizuar të rinjtë të kërkojnë drejtësi dhe të bëhen pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë. Në kuadër të projektit,  do të mbahen rreth 80 ligjërata në rajonet e Mitrovicës, Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Pejës, Gjilanit dhe Prizrenit. Ligjërata do të jenë interaktive dhe do të mbahen me nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universiteteve në rajonet e targetuara.

Objektivat e projektit/ligjëratave:

  1. Promovimi i një programi të edukimit ligjor të qëndrueshëm dhe kreativ mbi të drejtat, qasjen në drejtësi, mekanizmat e llogaridhënies dhe reformën ligjore;
    2. Rritja e kapaciteteve dhe të menduarit kritik në mesin e studentëve të Fakultetit Juridik dhe nxënësve në përgjithësi në lidhje me sektorin e drejtësisë”:

Mirësevini!