Ftesa

Ftesë në shënimin e 50 -vjetorit të Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë

Të nderuar/a,

Ftoheni që të merrni pjesë në Takimin e Nëntë të Studentëve të Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë (FXM), me ç’rast do të shënohet edhe 50-vjetori i themelimit të FXM. Takimi mbahet të shtunën (27 korrik 2024) në Amfiteatrin A1 të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe fillon në ora 10:30! Ju mirëpresim!