338199390 695450725687231 6688732516472355247 N

Ftesë për aplikaciome për Programin e Punës Praktike “Energjia e re”

Programi i Punës Praktike “Energjia e re”, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) i realizuar përmes Aktivitetit për Energji të Qëndrueshme, tani është i hapur për pranimin e aplikacioneve.

Ky program synon të fuqizojë kapacitetin e institucioneve të vendit dhe për të mundësuar investimet në infrastrukturën e energjisë së ripërtëritshme për të ngritur qëndrueshmërinë financiare dhe mjedisore në energjinë e Kosovës.

Kandidatët e suksesshëm do të angazhohen në punë praktike me pagesë që ofron mundësi të mirë për të përvetësuar shkathtësi kritike për llojet e punëve në dispozicion për sektorin në rritje të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Përveç detyrave të punës praktike, ju do të përfitoni trajnim të përgjithshëm për energjinë dhe mundësi për t’u angazhuar me kolegë dhe praktikantët tjerë, duke ua mundësuar që të krijoni një rrjet të kontakteve në sektorin e energjisë.

KRITERET E APLIKIMIT

Energjia e Re ofron mundësi të punës praktike me pagesë për studentët e vitit të fundit dhe të sapodiplomuarit që i plotësojnë këto kritere:

  • Student në vitin e fundit në Bachelor ose Master ose i sapodiplomuar (brenda dy viteve të fundit) që nuk është i punësuar me orar të plotë;
  • Bartës i titullit Bachelor ose Master që ka diplomuar brenda dy viteve të kaluara dhe që aktualisht nuk është i punësuar me orar të plotë;
  • Njohuri të dëshmuar të anglishtes dhe shqipes dhe/ose serbishtes;
  • Interesim të dëshmuar në sektorin e energjisë/ dhe
  • Dëshmi e vendbanimit në Kosovë.

Për të aplikuar, dorëzoni dokumentet në vijim në [email protected]

  1. CV-në (për këshilla dhe mostra se çka duhet të përfshijë CV-ja juaj, shih https://www.jobscan.co/resume-writing-guide)
  2. Letër motivuese (sqaroni në më pak se 400 fjalë pse dëshironi të jeni pjesë e sektorit të energjisë);
  3. Diplomë universitare ose letrën e konfirmimit të regjistrimit nga universiteti tuaj; dhe
  4. Kopjen e lejes së qëndrimit/letërnjoftimit.

AFATI PËR APLIKIM: 27 MAJ 2023